BLINKEN: KRENAR QË E SHOH MALIN E ZI SI LIDER NË RAJON

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka uruar qytetarët e Malit të Zi për festën e tyre kombëtare.

“Ne jemi të inkurajuar nga progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE dhe mezi presim ta shohim Malin e Zi të zërë vendin e tij si një anëtar i plotë i komunitetit evropian. Ndërsa vazhdoni të promovoni integrimin ekonomik në rajon dhe demonstroni përkushtimin tuaj ndaj vlerave demokratike, Mali i Zi po siguron një të ardhme të begatë për popullin e tij”, tha Blinken.

Ai thotë se janë krenarë që e shohin Malin e Zi si një lider në rajon, duke përmbushur objektivin e tij prej 2% të PBB-së për mbrojtjen në NATO dhe avancimin e integrimit euroatlantik në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Sot ne festojmë miqësinë tonë të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

SHARE