NGA E HËNA PA MASKA NË AEROPORTET E MALIT TË ZI

Nga e hëna, nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në aeroportet e Malit të Zi, njoftoi kompania. Ata kanë deklaruar në faqen e tyre në Facebook se po i bashkohen rekomandimeve të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit dhe Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. “Ata deklaruan më herët sot se mbajtja e maskave nga e hëna nuk do të jetë më e detyrueshme në aeroporte dhe fluturime në Evropë”, thuhet në njoftim.

SHARE