MALI I ZI ËSHTË NJË ALEAT I PËRGJEGJSHËM DHE I BESUESHËM

Mali i Zi njihet si një aleat i përgjegjshëm dhe i besueshëm, thanë përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në një takim me ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Dragan Krapoviq.

“Ata shfrytëzuan rastin për të shprehur interes shtesë për çështjet e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e rolit që luan Mali i Zi në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit”, thuhet në njoftim.

Shtohet se përfaqësuesit e Asamblesë së NATO-s, në kuadër të sfidave bashkëkohore të sigurisë, theksuan rëndësinë e veprimit koherent të të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Krapoviq theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në atë pjesë të Evropës.

Ai theksoi se Mali i Zi do të vazhdojë të promovojë fuqishëm integrimin e rajonit në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

SHARE