POLICIA DO TË KONTROLLOJ TRAFIKUN NDËRQYTETAS GJATË FUNDJAVËS

Policia do të kontrollojë intensivisht pjesëmarrësit në trafik gjatë fundjavës kur ndalohet trafiku ndërqytetas, njoftoi Administrata e Policisë. Ata kujtojnë se Urdhri për Ndryshimet në Urdhrin për Marrjen e Masave të Përkohshme për të Parandaluar përhapjen e virusit në vend, përcakton se ndalimi i trafikut të udhëtarëve ndërqytetas do të zbatohet nga e premtja duke filluar nga ora 21:00 deri në të hënën në orën 5:00 të mëngjesit. “Zyrtarët e policisë, ashtu si në periudhën e mëparshme, në hyrjet dhe daljet e komunave, do të kryejnë kontroll të hollësishëm të pjesëmarrësve në trafik dhe do të lejojnë lëvizjen vetëm shoferëve që kanë të drejtë të udhëtojnë, bazuar në urdhër, duke pasur certifikatën e parashikuar,” theksohet në njoftim. “Ne apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të njihen me urdhrin e miratuar dhe të rregullojnë detyrimet e tyre personale dhe profesionale duke ju përshtatur kushteve aktuale,” thuhet në njoftim.

SHARE