Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq, tha se me Agrobuxhetin për këtë vit kanë dëshiruar që të gjithë të rinjve që duan të punojnë në bujqësi tu dërgojnë një mesazh në mënyrë që ata të drejtohen ka familjet e tyre, ta marrin fatin e tyre në duart e veta dhe të jenë ata vetë punëdhënësit e familjareve të vetë.
Simoviq, rikujtojë se agrobuxheti për këtë vit është rreth 40 milion euro. Ai deklaroi se agrobuxheti i këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është rritur për 26,8 %, gjegjësisht për 8,5 milion eura.
Agrobuxheti për vitin 2018, siç tha ai, kishte pesë porosi kyçe. “Financimi është më bujar dhe është me më shumë përmbajtje, sepse kemi një numër më të madh masash individuale dhe në këtë mënyrë buxheti është më i plotë, gjegjësisht më i drejtë.
Buxheti është një hap i ri evropian në afrimin e politikës bujqësore të MZ, me at të BE-së dhe me këtë kemi ruajtur parimin e partneritetit “, tha Simoviq.
Simoviq, tha se rritja është regjistruar në të tre burimet e Agrobuxhetit. “Buxheti kombëtar kontribuon në rritjen prej dy milionë euro, nga fondet evropiane kemi rritje në pesë milionë euro, që është një shenjë e mirë në rrugën evropiane të Malit të Zi, ndërsa arsyeja e tretë për rritjen është regjistruar në llogari të aranzhimeve shumë të favorshme kreditore”, theksoi Simoviq.
Duke folur për mbrojtjen e konsumatorëve, Simoviq kujtoi se nga 7 qershori i vitit të kaluar deri para disa ditëve nga pikat kufitare të MZ, u kthyen 107 shporta me ushqime të ndryshme në vlerë prej rreth 1,000 tonë.
Sipas tij me këtë ata i mbrojtën konsumatorët nga një numër i madh i dërgesave që nuk i përmbushnin standardet.
Cilësia e veçantë e Agrobuxhetit për këtë vit është promovimi i mbështetjes për fermerët e rinj.
Nëpërmjet mbështetjes së fillimit të punës të fermerëve të rinj, të krijuar vitin e kaluar, 45 fermerë të rinj morën mbështetje të pakthyeshme në vlerë prej 10,000 euro, prandaj për këtë vit, fermerët e rinj do të kenë edhe më shumë mundësi, deklaroi Simoviq.
Ai vuri në dukje se mbështetja për të rinjtë këtë vit do të shtrihet në një numër masash të tjera mbështetëse dhe se është rritur gjithashtu edhe kufiri i moshës për fermerët e rinj nga mosha 30 deri në 35 vjeçare.