DUKAJ: DIGJITALIZIMI I HARMONIZUAR ME BE, PËRMBUSHET NJË TJETËR OBLIGIM NGA AGJENDA E REFORMAVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj deklaroi se ministria ka përmbushur në afat edhe një obligim nga Agjenda e Reformave, duke theksuar se i gjithë kuadri ligjor në fushën e digjitalizimit është harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ai njoftoi se Ministria e Administratës Publike ka përshtatur tërësisht kuadrin ligjor në fushën e digjitalizimit me legjislacionin e BE-së dhe se Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Propozim-ligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet elektronike.

“Ministria e Administratës Publike ka siguruar parakushtet ligjore për futjen e Portofolit Digjital të Malit të Zi, i cili në platformë mobile do t’u ofrojë qytetarëve shërbime të unifikuara si leja e vozitjes elektronike, libreza shëndetësore, diploma dhe shërbime të tjera”, tha ministri Dukaj.

“Po i përmbushim obligimet tona reformuese dhe evropiane. Vepra, jo vetëm fjalë!”, porositi ministri.

SHARE