Gjatë ceremonisë së shpalljës së “misionare e paqës “ i jepet medalja e artë të urdhërit “NËNË TEREZA” malsorës së moçme me merita të mëdha znj. Gjyste Ivezaj, dhe njëkohësisht z.Shtjefën Ivezaj shpallët MISIONAR & AMBASADOR i PAQËS.
“Gjej rastin të falenderoj një nga misionarët e paqës z.Ndue Dodaj i cili pas një bisede spontane dhe shoqnore, ishte venë në gjurmimin dhe vlerësimin e këtij çifti të moshuarish që me vetmohim po japin shembullin më të pashoq kudo në trojet shqiptare, sa i takon mbrojtjes së vlerave etnokulturore, duke e kthyer banesën e tyre në një “Shtëpi Muze”. Me koleksione e objekte të pafundme që demostrojnë gjithçka mbi jetën dhe veprimtarinë e malsorëve në rrjellat shekullore. Një falenderim i veçantë shkon për z.Shefki Hysa Ambasadorit të Paqës të Akredituar në Tiranë, si dhe të gjithë stafin e organizatoreve të këtij misioni human e hyjnor që mundesuan këtë vlerësim të merituar për çiftin Ivezaj, e jo vetem. Një ceremoni zyrtare me një pjesëmarrje e vlerësim dinjitoz sa i takon rastit në fjalë aq sa të ndihemi krenar si malsor që këto vlerësime u atribohen këtyre dy antarëve të komunitetit tonë. Kujtoj thënien e pavdekshme që vetë Nënë Tereza, Shejntnesha e Kalkutës e Misionarja e Paqës së mbarë Botës na porosiste: “Ne s’mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjme gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Kjo ditë ishte dhe do mbetet një ditë e paharruar në memorien time”, ka shkruar ndër të tjera Rita Kalaj Shkurtaj, në një postim të saj në rrjetin social “Facebook”.
Në muzeun etnografik shqiptar në Malësi ruhen objekte me vlera të mëdha kulturore e kombëtare. Muzeu Etnografik i Malësisë është themeluar që nga viti 2002, nga fotografi i parë shqiptar, Shtjefën Ivezaj, i cili njihet edhe si “Marubi i Malësisë”. Kjo ceremoni është mbajtur më 8 dhjetor në Tiranë.