KALAJ FITON ÇMIMIN PËR SHKENCËTARIN MË TË SUKSESSHËM

Çmimi për shkencëtarin më të suksesshëm mbi moshën 30 e fitoi profesori i Fakultetit të Shkencave matematikore David Kalaj ndërsa çmimi për shkencëtaren më të suksesshme deri në moshën 30 vjeç e fitoi asistentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike Slavica Tomoviq. Ministrja e Shkencave Sanja Damjanoviq ka dhënë tre milion e gjysëm euro sot për 32 bursa, grante dhe çmime. “Ne duam ta ndajmë gëzimin me ata që kanë fituar ide dhe projekte me cilësi të lartë për të marrë fonde për zbatimin e tyre dhe kështu të jemi ndër lojtarët domethënës në zhvillimin e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse është një përgjegjësi e madhe për ta, e cila shpresoj se do të jetë në mënyrën e duhur, ” tha ministrja në Villa Gorica. Bursat iu dhanë 17 studiuesve të rinj, si dhe studiuesit më të mirë nën moshën 30 dhe mbi moshën 30 vjeçare. Tetë grante janë dhënë edhe për projekte inovative. Dy grante janë dhënë edhe për Qendrat e Ekselencës dhe dy të tjera për Programin e Partneritetit Strategjik për Fillimet Inovative. Bursat studiuesve të rinj i ndau Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ndërsa të tjerat u ndan nga Sanja Damjanoviq. Pjesë e ceremonisë në Villa Gorica ishin: Ish Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, Presidentja e Gjykatës Supreme Vesna Medenica, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq dhe shumë të tjerë.

SHARE