SHEFI I NATO-s: UKRAINA E KA MOMENTUMIN NË LUFTËN KUNDËR RUSISË

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe vendet e tjera evropiane kane reaguar të alarmuara pas sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainë, të cilat u kanë marrë jetën shtatë qytetarëve dhe kanë plagosur mbi 60 të tjerë. NATO akuzon Rusia i ka planifikuar me qëllim sulmet në mëngjesin e 10 tetorit për të shkaktuar sa më shumë viktima civile dhe zotohet se do të vazhdojë të furnizojë me armatime Ukrainën. Stotenberg u zotuan se NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas për të luftuar kundër ushtrisë rusë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Kam folur me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe kam dënuar sulmet e tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës”, tha Stoltenberg përmes një postimi në rrjetet sociale. Një tjetër reagim erdhi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila thotë thënë se është “e shokuar” nga sulmet e Rusisë. Sipas saj, Rusia ia ka dëshmuar edhe një herë botës se përfaqëson terror dhe brutalitet duke shënjestruar civilët në Kiev dhe disa qytete tjera me sulme me raketa. Autoritetet ukrainase kanë thënë se katër rajone – Lviv, Poltava, Sumi dhe Ternopil – kanë mbetur pa energnji elektrike pas sulmeve, dhe se me probleme të ngjashme mund të përballen edhe qyteza tjera.

SHARE