PEJANOVIQ: QEVERIA E MZ, NGARKOI ORGANET KOMPETENTE, TË ZBARDHIN SULMET NDAJ GAZETARËVE

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të MZ, Dragan Pejanoviq, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi,  ka ngarkuar ekipet ndërministrore për të zbardhur rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe krimeve të rënda dhe i ka ngarkuar ata që të intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe me prioritet,me kohë dhe në mënyrë efektive autorët e këtyre veprave penale të zbulohen dhe të sanksionohen.

Sipas Pejanoviq, Qeveria e MZ, ka treguar angazhimin e saj që në kuadër të kompetencave të saj, të përmirësoj ambientin dhe kushtet në të cilat gazetarët do të kryejnë profesionalisht punën e tyre duke mos pasur frikë për sigurinë e tyre.

“Është konstatuar se në bazë të udhëzimeve të Qeverisë, autoritetet kompetente kanë vepruar sipas të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Medies. Drejtoria e Policisë, Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjen e Lirë në Informata i dhanë Qeverisë informatat e kërkuara lidhur me veprimet e autoriteteve kompetente dhe zyrtarëve në rast të sulmeve ndaj gazetarëve dhe pronës së medies”, deklaroi Pejanoviq.

Siç shtoi Pejanoviq, është ngarkuar inspektori kryesor i policisë në Drejtorinë e Policisë që të komunikojë çdo ditë me shtëpitë mediatike, “me qëllim që të ofrojnë informata për rastet specifike që lidhen me ta”.

SHARE