STOLTENBERG: TË ULEN TENSIONET KOSOVË-SERBI

NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference after a meeting of NATO defense ministers at NATO headquarters in Brussels, Thursday, June 16, 2022. NATO defense ministers gathered Thursday for talks focusing on bolstering forces and deterrence along the military alliance's eastern borders to dissuade Russia of planning further aggression. (AP Photo/Olivier Matthys)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk harroi t’i dërgojë një mesazh Prishtinës dhe Beogradit për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Para hyrjes në samitin e liderëve të 31 vendeve anëtare të aleancës në Vilnius, Stoltenberg iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si do i përgjigjet thirrjes së presidentit serb për takim.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Vuçiç dhe patjetër që jam i gatshëm të takohem. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të çtensionojnë dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të përshkallëzojë më tej situatën në rajon,“ tha sekretari Stoltenberg.  

Kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në NATO është një prej çështjeve kryesore të diskutimit në këtë samit. Duke qenë se konventat nuk e lejojnë anëtarësimin e një vendi në luftë, Stoltenberg bëri të ditur planin që do t’u prezantojë liderëve për të shkurtuar rrugën e anëtarësimit të Ukrainës që po përballet prej më shumë se një viti me sulmin rus. Plani parashikon anëtarësimin “de facto” të këtij vendi, përmes krijimit të një Këshilli Ukrainë – NATO që dy palët të kenë një bashkëveprim të plotë ushtarak.

“Është detyra jonë të bëjmë që Ukraina të fitojë, sepse po nuk fitoi si komb demokratik dhe i pavarur, nuk do të ketë arsye për të diskutuar për siguri apo hyrje në aleancë”.

SHARE