Flamujt e vendeve janë me ngjyra të ndryshme, të zbukuruar me elementë të ndryshëm si shqiponja, yje, dragonj
Megjithatë, nëse i njihni mirë ngjyrat dhe stemat, duhet të keni vënë re një gjë dhe ajo është se në asnjë prej flamujve nuk ka ngjyrë vjollcë.
Arsyeja qëndron në faktin se, ndër të tjera, ngjyra vjollcë ishte shumë e shtrenjtë në të kaluarën. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ngjyrat mbizotëruese në flamuj janë të zeza, të kuqe dhe blu, të cilat ishin më ekonomike dhe të lehta për të prodhuar pigmente në atë kohë, transmeton Telegrafi.
Në kohët e lashta, ajo ishte marrë nga një lloj i veçantë i kërmijve të detit nga Mesdheu. Për vetëm një gram bojë nevojiteshin mbi 10,000 kërmij. Ndaj këtë ngjyrë e vlerësuan po aq sa floriri, shkruan Quora.com.
Ngjyra e purpurt historikisht ka qenë e lidhur me aristokracinë dhe mbretëritë. Në fakt, ajo ka qenë e destinuar për ngjyrosjen e rrobave të mbretërve, mbretëreshave dhe klerit, sepse përfaqësonte luksin.
Mbretëresha Elizabeth urdhëroi që vetëm anëtarët e familjes mbretërore të mund të veshin ngjyrë vjollce. Dhe askush përveç tyre.
Kjo ngjyrë ndonjëherë ishte e shtrenjtë edhe për vetë sundimtarët
Perandori romak Aurelius e ndaloi gruan e tij të blinte një shall mëndafshi vjollcë, sepse vetëm një shishe me ngjyrë vjollcë kushtonte tre shufra ari, që do të shkonte në rreth 50,000 euro sot.
Statusi prestigjioz i vjollcës ndryshoi vetëm në 1856 kur një student britanik i universitetit, William Henry Perkin, ndërsa përpiqej të gjente një kurë për malarien, zbuloi aksidentalisht një mënyrë për të prodhuar vjollcë sintetike.
Që nga ai moment, kjo ngjyrë gjendet lehtë në treg dhe familja mbretërore nuk e vë më të parin në listë.
Duke qenë se prodhimi i saj ishte shumë më i lehtë, vjollca u bë e disponueshme për të gjithë dhe nuk është për t’u habitur që shfaqet në disa flamuj të krijuar rreth vitit 1900.
Aktualisht, ka vetëm dy vende që përfshijnë ngjyrën vjollcë: Dominika dhe Nikaragua. I pari vendosi pavionin e tij kombëtar në vitin 1978 dhe të fundit në vitin 1908, kur e purpurta tashmë kishte një kërkesë të madhe. /Telegrafi/