Ronela Hajati ka performuar mbrëmë (e martë) e para në gjysmëfinalen e “Eurovision 2022”.
Ajo nuk arriti të kualifikohej në finale, ndonëse kishte grumbulluar vetëm gjashtë pikë nga juria.
Për performancën e Hajatit të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale dhe një prej tyre së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi.
Ky i fundit ka shpërndarë një postim në Facebook, ku kujton një deklaratë që kishte bërë më herët në lidhje me këngën “Sekret”, i cili theksoi se vetëm këngë shqiptare nuk mund të ishte.Lexo po ashtu:Shqipëria nuk kalon në finalen e Eurovision 2022
Postimi i plotë i Çunit (pa ndërhyrje):
“Ky asht Ballkani i Hapur!
Pata shkrua atë natë, kur kjo kangë fitoi n’Tiranë, e pata thanë: Gjithçka mund t’jetë, veç kangë shqiptare s’mund t’jetë!
E gjysa e Shqipnisë nisën me m’sha!
Kend keni me sha tash, ju andej, se ne kendej jemi t’shamë që 100 vjet!”. /Telegrafi/