MILLATOVIQ: MALI I ZI ËSHTË I INTERESUAR TË BËHET PARTNER I ASOCIUAR I INICIATIVËS TRE DETET

Mali i Zi ka një interes të shumëfishtë për t’u bërë partner i asociuar i Iniciativës Tre Detet, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në Samitin e Nismës së Tre Deteve në Vilnius.

Në fjalën e tij, presidenti Millatoviq theksoi se vizioni i Iniciativës Tre Detet, që përfshin forcimin e lidhjes, promovimin e zhvillimit ekonomik, forcimin e sigurisë energjetike të rajonit dhe sigurisë kibernetike, përputhet plotësisht me synimet e vendit tonë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ai theksoi se nisma i shton vlerë bashkëpunimit të Malit të Zi me BE-në, përmes zbatimit të projekteve infrastrukturore rajonale, lidhjes më të mirë me pjesën tjetër të Evropës, si dhe përmes përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër dhe digjital.

Ai vuri në dukje se Mali i Zi është i përkushtuar në përmbushjen e kritereve të mbetura nga kapitujt e negociatave dhe përkujtoi se Mali i Zi, si anëtar i NATO-s dhe lider në procesin e integrimit evropian, përpiqet që deri në vitin 2028 të jetë anëtar i plotë i BE-së.

Millatoviq konkludoi se Mali i Zi ka një interes të shumëfishtë për t’u bërë partner asociuar i Iniciativës Tre Detet dhe shprehu pritjen që kjo të zyrtarizohet në Samitin e Polonisë vitin e ardhshëm.

SHARE