Patëllxhanë furre

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 1 kg mish të grirë
  • 2 kokrra qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • ½ fk verë
  • 200 ml salcë domate
  • 200 gr djathë të bardhë / kaçkavall
  • Vaj ulliri
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Kripë

Përgatitja:

Pasi pastrojmë patëllxhanët i vendosim në furrë të ndara përgjysmë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët së bashku me mishin e grirë dhe hudhren.(Nese doni shtoni dhe pak tul patellxhani) Pasi qepa dhe mishi janë kaurdisur mirë shtojmë pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates me piperat dhe kripen. Pasi eshte bere ne forme gjelle i shtojme tek patellxhanat siper edhe i hedhim djathe kackavall ose te bardhe siper dhe e fusim ne furre. Ju befte mire!

SHARE