Alban Skënderaj dhe MC Kresha sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës “Iluzion”

Alban Skënderaj dhe MC Kresha kanë lansuar ditën e sotme (e premte) bashkëpunimin e tyre të radhës.

“Iluzion” titullohet ky duet, të cilin e kanë kompletuar me një video interesante.

Teksti është shkruar nga vet dyshja e famshme, kurse për melodinë janë kujdesur të njëjtit bashkë me Lorenc Aliajn.

Ky i fundit gjithashtu e bëri producimin me videoklip të realizuar nga Ajola Xoxa.

Për projektin e tyre madhështor është bërë e ditur se kanë punuar edhe shumë emra të tjerë.

Protagoniste në këtë klip duhet theksuar se është aktorja e njohur, Ketrin Braho.

Besohet që ky projekt do të pëlqehet nga publiku e do ta ketë suksesin e dëshiruar. /Telegrafi/

SHARE