TË SHTUNËN NË LIBRARINË “ULQINI”: BISEDË E HAPUR ME AMBASADORIN ARBEN ÇEJKU

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, të shtunën më 12.03.2022, në Librarinë Ulqini, me fillim në ora 19:00, organizon bisedë të hapur me Arben Çejku, shkrimtar dhe drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë. Temë e kësaj mbrëmje do të jetë “Stabiliteti i brishtë në rajon dhe ndikimi në interesat e shqiptarëve”. Përndryshe, ambasador Arben Çejku është edhe një nga themeluesit e Këshillit të Ambasadorit Shqiptar. Ai ishte ambasador i Shqipërisë në Shkup – Maqedoni nga shkurti i vitit 2009 deri në nëntor 2013.

SHARE