SPAJIQ: DUKE KURSYER SHTETI, BORXHI PUBLIK NË NIVELIN E PARA KRIZËS

Financat publike të Malit të Zi duhet të arrijnë një suficit të lehtë në një periudhë afatmesme, ndërsa borxhi publik, me kursimet e planifikuara shtetërore dhe rritjen ekonomike, do të kthehet në nivelin para krizës vitin e ardhshëm, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq. “Kursimet parashikohen këtë vit, por shteti do të kursejë, jo qytetarët. Këto kursime, së bashku me rritjen e ekonomisë, do ta kthejnë borxhin publik në nivelin para krizës në vitin e ardhshëm,” tha Spajiq. Ai njoftoi se qeveria do të propozoj një buxhet deri në fund të muajit dhe pas miratimit të tij, theksi, tha ai, do të jetë në uljen e administratës, zgjidhjen e problemeve të akumuluara të ndërmarrjeve shtetërore dhe inkurajimin e punësimit në sektorin privat.

SHARE