‘Rave Festival’ zhvilloi me sukses edicionin e tij të parë

Festivali i shumëpritur Rave Festival mbajti edicionin e parë të tij të shtunën e kaluar me 5 nëntor në AMC Hall.

Prishtina Music Conference shpalosi programin e pasur te saj gjate 4 dhe 5 nëntorit me të ftuar të shquar të cilët ndan me ne ekspertizën e tyre për të kontribuar ne ngritjen e vetëdijesimit muzikor në vend.

Përmbyllja zyrtare e edicionit te dyte te Prishtina Music Conference, Rave Festival po konsiderohet sin je nga ngjarjet e vitit. Me një ‘line up’ të kuruar mirë me artistë nga vendi e më gjerë, Rave Festival mblodhi rininë për të vazhduar një natë të gjatë me muzikë që nuk u përmbyll deri në 12 te ditës se diel.

Pjesëmarrësit e këtij festivali dhanë komente dhe lëvdata për organizimin dhe muzikën e artistëve, të cilët mbajtën turmën të argëtuar deri në ditën tjetër.

Artistë të këtij festivali ishin artistët e njohur lokalë Rrrron dhe Altin Boshnjaku si dhe Mirëlinda, dhe artistët e bazuar në: Berlin Tomoki Tamura, Kiti Arsa dhe John Dimas, DJ të njohur në Gjermani dhe Evropë.

Natën e 5 nëntorit, me Rave Festival u bë edhe inaugurimi i hapësirës AMC Hall, hapësirë e ndërtuar posaçërisht për evente të kapaciteteve të mëdha e të vogla.

Hapësirë kjo e munguar në vendin tonë. Organizuesit e Prishtina Music Conference dhe Rave Festival premtojnë që do të rikthehen me evente të reja gjatë vitit për të sjellë risi në jetën e natës dhe industrinë muzikore e argëtuese të vendit tonë. /Telegrafi/

SHARE