BIDEN TAKON KRERËT SHTETËRORË BRITANIKË PARA SAMITIT TË NATO-s

Britain's Prime Minister Rishi Sunak speaks during a meeting with U.S. President Joe Biden in the Oval Office at the White House in Washington, U.S., June 8, 2023. REUTERS/Evelyn Hockstein

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se miqësia me Britaninë është “e fortë” gjatë qëndrimit të hënën në Londër, para samitit të NATO-s ku pritet që Perëndimi të shfaqë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën.

Biden nisi vizitën në Londër të dielën, ndërkaq të hënën u takua me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Më vonë gjatë ditës ai është takuar edhe me Mbretin Charles. “Është e shkëlqyeshme që ne mund të vazhdojmë bisedat tona”, tha Sunak në fillim të takimit me Bidenin.

“Kemi shumë gjëra për të biseduar. Marrëdhëniet tona janë të forta”, u shpreh Biden.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Sunak rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe biseduan për samitin e NATO-s që nis të martën në Lituani, e që pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Ata po ashtu biseduan për zhvillimet në Irlandën Veriore dhe për përpjekjet për të vazhduar përparimin në këtë çështje.

Para nisjes së vizitës, Biden ka paralajmëruar kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO tani, duke thënë se aleanca do të mund të futej në luftë me Rusinë për shkak të paktit të mbrojtjes së përbashkët të NATO-s.

“Nuk mendoj se unanimitet në NATO nëse duhet që Ukraina të futet në familjes e NATO-s, në këtë moment, në mes të luftës”, tha Biden për CNN të dielën.

SHARE