INSTITUTI: 42 RASTE TË REJA, ASNJË VIKTIMË

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, si dhe janë regjistruar 42 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 45 pacientëve. “Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 564”, thuhet në një deklaratë të ISHP-së.

SHARE