TO MONTENEGRO: FLUTURIMET E PARA PËR NË BEOGRAD, LUBJANË DHE FRANKFURT

Air Montenegro, marka e linjës së re ajrore malazeze ToMontenegro, do të ketë fluturimin e tij të parë deri më 1 Qershor me rrjetin fillestar të destinacioneve Beograd, Lubjanë dhe Frankfurt, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. “Këto rrugë janë të konfirmuara dhe të sigurta. Bazuar në kufizimet në hyrje dhe disponueshmërinë e vendeve, do të bëhet edheorari përfundimtar,” tha sekretari i shtetit Zoran Radunoviq. Ai shtoi se ekziston një interes i madh i operatorëve turistikë sllovenë për fluturime nga Lubjanë. “Ne gjithashtu do të kemi sigurisht shërbime për Beogradin nga Podgorica dhe Tivati. Menaxhmenti po negocion për destinacionet e mundshme shtesë, dhe orari përfundimtar do të shpallet në ditët në vijim,” deklaron ai. Siç ka mësuar Ex-Yu Aviation News, Stambolli ka të ngjarë të jetë gjithashtu pjesë e linjës. Të rikujtojmë se, ToMontenegro mori një certifikatë të linjës ajrore javën e kaluar, e cila e lejon atë të fillojë punën.

SHARE