Ozzy vjen me këngën e re “Hejtera”

Artisti shqiptar, Ozzy, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Hejtera”.

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare ka bërë një paraqitje të veçantë edhe në videoklip.

Producimi i këngës është bërë nga Nolly me video nga Alpha Films.


Kjo këngë tashmë është publikuar në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Ozzy tashmë ka lansuar disa këngë, të cilat janë pritur mirë nga fansat dhe publiku.

Ai ka premtuar edhe shumë projekte të tjera që do t’i sjellë në ditët në vijim. /Telegrafi/

SHARE