Makarona me Kos

Kur vjen puna tek makaronat, ato mund të kombinohen me qindra lloje salcash të ndryshme,

Por ndonjëherë përgatitja e salcës së makaronave duket një sfidë e vërtetë, sidomos kur në kuzhinë mungojnë salcat e gatshme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një salcë të thjeshtë por jashtëzakonisht të shijshme për makaronat.

Për përgatitjen e këtij vakti të shijshëm ju nevojiten:

  • Gjysmë filxhani me vaj ulliri
  • Një qepë e madhe e grirë hollë
  • Dy thelbinj hudhre të grirë hollë,
  • Ujë,
  • 1 kuti makarona të gjata apo në formën që dëshironi,
  • 2 filxhanë me kos,
  • Kripë dhe piper sipas dëshirës,
  • Një filxhan çaji me djathë kaçkavall deleje të grirë hollë,
  • Majdanoz të grirë hollë.

Përgatitja:

Hidheni vajin e ullirit në një tenxhere  dhe lëreni të ngrohet në një temperaturë mesatare për rreth një minutë.

Shtoni qepët dhe rriteni temperaturën.

Kavërdisini për rreth pesë minuta deri sa të zbuten.

Më pas shtoni hudhrat, kavërdisini për një minutë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri.

Mbusheni një tenxhere tjetër  me ujë, mbylleni kapakun dhe vendoseni në zjarr.

Kur uji të valojë, hiqeni kapakun dhe uleni temperaturën.

Hidhini makaronat dhe ujë dhe lërini të zihen për 10 minuta.

Makaronat nuk duhet të jenë shumë të qullëta apo të buta.

Mbushni një filxhan çaji me ujin e makaronave dhe pjesën tjetër hidheni në kullesë.

Vendoseni tenxheren me qepët e skuqura në zjarr dhe shtoni kosin.

Përziejini mirë për rreth dy minuta.

Shtoni kripën dhe piperin dhe më pas shtoni të gjitha makaronat.

Përziejini mirë me lugë druri deri sa makaronat të jenë ‘veshur’ me të bardha.

Nëse salca është shumë e trashë, atëherë shtoni pak nga uji i makaronave.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas mbi makarona hidhni djathin e grirë dhe grimcat e majdanozit.

Këto makarona serviren të ngrohta.

Për këtë recetë mund të përdorni të gjitha llojet e preferuara të makaronave, por shija më e mirë edhe me spageti dhe linguini.

Sa i përket kosit, ekspertët rekomandojnë kosin me 2 përqind yndyrë ose me yndyrë të plotë.

Nëse nuk ju gjendet djathë kaçkavall deleje mund të përdorni djathë tjetër kaçkavall të fortë./AgroWeb.org

SHARE