MBËSHTETJE DHE VENDOSMËRI NË RRUGËN DREJT BE-së

Sot, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u prezantoi ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Malin e Zi përparësitë e Qeverisë dhe vendosmërinë në rrugën drejt BE-së, për të cilën, siç deklaroi ai, kanë shprehur mbështetje. Në një postim në Twitter, Krivokapiq shkruan se mëngjesi i punës me ambasadorët u organizua me iniciativë të ambasadorit gjerman Robert Weber. Shefja e Delegacionit të BE në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, gjithashtu falënderoi Ambasadën Gjermane për mikpritjen e saj. “Së bashku me ambasadorët e vendeve të BE, kemi pasur një takim shumë të mirë me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq,” shkroi Popa.

SHARE