Si të Përgatisni Lehtë Komposton e Mollës në Shtëpi

Kompostot përgatiten nga frutat e freskëta dhe të konservuara në kavanoza, nga frutat e thata, të ngrira etj.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një recetë fantastike të përgatitjes së kompostos me mollë të freskëta.

Komposto e Mollës është fantastike në shije dhe kombinohet edhe në përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme apo shoqërohet me kek të burë e biskota sipas dëshirës.

Përgatitja e Kompostos së Mollës në Shtëpi

Përbërësit

  • 500 ml ujë
  • 200 g sheqer
  • 1 kg mollë
  • 1/2 limoni i shtrydhur

Përgatitja

Hapi i parë i recetës lidhet me përgatitjen e shurupit që do të përdoret në komposto.

Në një tenxhere të madhe kombinoni ujin me sheqerin dhe vendosini në zjarr për të zierë.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzjeni derisa kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht.

Kur të fillojë të vlojë, lëreni dhe për një minutë të plotë dhe largojeni nga zjarri.

Tani do të përgatisni mollët.

Ndërkohë mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni lëngun e limonit. Qëroni mollët, ndajini në katër pjesë dhe hiqini pjesën me fara.

Vendosini në tasin me ujin dhe lëngun e limonit, kështu do të parandaloni që ftonjtë të vyshken.

Pasi shurupi të jetë përgatitur, shtoni mollët dhe tenxheren vendoseni sërisht në zjarr përreth 20  minuta, ose derisa mollët të jenë zbutur.

AgroWeb.org ju sugjeron që me ndihmën e një piruni mund t’i provoni nëse mollët janë gati.

Më pas largojeni nga zjarri tenxheren, dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti. Nëse dëshironi për më shumë aromë e shije, pasi e hiqni tenxheren nga zjarri mund të shtoni një shkop kanelle apo pak vanilje.

Nëse dëshironi mund ta kaloni në një enë të qelqtë dhe ta ruani në frigorifer.

Kjo komposto mund të shërbehet dhe e ngrohtë, ose si shoqëruese e ndonjë keku shtëpie.

Ju mbetet t’i shijoni me familjarët dhe miqtë tuaj./AgroWeb.org

SHARE