BE-ja KUFIZON LISTËN E UDHËTIMEVE

Bashkimi Evropian (BE) ka hequr Ukrainën dhe Singaporin nga lista e vendeve që mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit të vendosura për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19). Sipas deklaratës së Këshillit Evropian, është përditësuar lista e vendeve për udhëtime jo të detyrueshme drejt vendeve të BE-së dhe ku rekomandohet heqja graduale e kufizimeve. Me përditësimin më të fundit, vendet e BE-së mund të heqin kufizimet e udhëtimit në Argjentinë, Australi, Bahrein, Kanada, Kili, Kolumbi, Jordani, Kuvajt, Namibi, Zelandën e Re, Peru, Katar, Ruandë, Arabinë Saudite, Korenë e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uruguaj. Nëse vendet e BE-së lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë, kufijtë me Kinën gjithashtu mund të mbahen të hapur. Teksa asnjë shtet i ri nuk u shtua në listën e përditësuar, Ukraina dhe Singapori u hoqën nga lista ku merrnin pjesë më parë. Lista e BE-së është këshilluese për shtetet anëtare dhe nuk është detyruese. Lista përditësohet çdo dy javë. Udhëtimet turistike në BE nga vendet në listë mund të lejohen, ndërsa mund të zbatohen disa masa shtesë si testimi dhe karantina për pasagjerët. Ndërkaq, vazhdojnë kufizimet e udhëtimit të vendeve të BE-së drejt vendeve që nuk përfshihen në listë. Në mars 2020, BE-ja vendosi kufizime për udhëtimet jo të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

SHARE