MALI I ZI DO TË KETË VAKSINËN KUNDËR KOVID KUR TË JETË NË DISPOZICION

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, nënshkroi një marrëveshje në emër të Malit të Zi, sipas së cilës vendi ynë, kur prodhohet vaksina kundër sëmundjes COVID-19, do të marrë doza të garantuara, pa pritur dhe aplikim pasues. Mali i Zi do të paguajë 8.84 euro për një dozë të vaksinës. Vlera e përgjithshme e vlerësuar e prokurimit është rreth 2,163,000 euro. Sapo kam nënshkruar marrëveshjen, dhe sot do të paguhet një paradhënie prej 646,000 euro,” tha Hrapoviq.

SHARE