Prindërit tregojnë një truk të pazakontë që e bën foshnjën të ndalojë së qari menjëherë

Për dekada, prindërit kanë shkëmbyer mënyra dhe këshilla se si të qetësojnë një fëmijë që qan dhe është nervoz.

Një video që tregon si prindërit e qetësojnë fëmijën e tyre nga qarja me një truk të thjeshtë, u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, një nënë e re ka postuar një video në profilin e saj në TikTok, ku tregon se si vajza e saj pushoi së qari pasi ia lëshoi një këngë të Pitbull.

“Sa herë në ditë që e lëshoj këtë këngë, është në fakt absurde…”.

“Dikush le t’i thotë Pitbullit se duhet ta punësoj si kujdestar me kohë të plotë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos. /Telegrafi/

SHARE