Për të qenë një femër e sukesshme sot nuk është thjesht për të ndjekur trendet e modës apo për të arritur suksesin në karrierë. Është për të gjetur zërin, për të shprehur mendimet dhe për të luftuar për ata se çfarë beson. Femrat, sot janë të guximshme, të vendosura dhe të përkushtuara për të përmbushur qëllimet e tyre, duke ndikuar në shoqëri në mënyra të ndryshme.
Gjatë një bisede që ne zhvilluam në Ulqin me disa femra të moshës së re: Blerona Xhurreta, Sara Iljazi dhe Liriona Mehmeti të cilat janë të përfshira në lexim, librat janë shumë më tepër se thjesht fleta dhe fjalë të shkruara. Ata janë udhëheqësit e tyre në një udhëtim të paharrueshëm në botën e imagjinatës dhe njohurisë. Nëpërmjet faqeve të një libri, ato zbulojnë botëra të reja, karaktere të frymëzueshme, dhe mësojnë më shumë për vetveten dhe botën që i rrethon. Leximi për to është një mjet i fuqishëm për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre mendore. Femrat përqendrohen në histori që i frymëzojnë, karaktere që i identifikojnë dhe temat që reflektojnë përvojën e tyre. Për shumë prej tyre, librat janë shokë të vërtetë që i kuptojnë dhe i inkurajojnë në udhën e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit personal.
Ne mesuam se bota për to është një bllok i madh ku ata mund të lëvrojnë, të eksplorojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për vete dhe për të gjithë shoqërinë. Me pasionin e tyre për dije dhe kreativitetin e tyre të paparë, ata kanë potencialin për të ndryshuar paradigmat dhe për të bërë një botë më të mirë për të gjithë. Jo vetem për bashkëbisedueset tona por për të gjitha vajzat e reja që merren me lexim, librat janë një burim frymëzimi, një mënyrë për t’u humbur në një botë tjetër dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre. Ata janë zërat e tyre që shndërrohen në zëra të shkëlqyeshëm për ndryshimin dhe për të ndikuar në botën që i rrethon. Kështu që leximi për femrat duket se është një fuqi e madhe që u jep atyre aftësinë për të bërë ndryshime të mëdha në vetveten dhe në botën që i rrethon.
Përveç të rinjve ne biseduam edhe me drejtoreshën e librarisë Ulqini, Arlinda Osmani, e cila përfaqëson më shumë se thjesht një udhëheqëse – ajo është kryesore për të kultivuar dashurinë për leximin dhe për të ndikuar në komunitetin që shërben. Drejtoresha është një burim frymëzimi, një mbrojtëse e pasionit për dijen dhe një lider që drejton me shembullin e saj. Ajo na tregoi se si në librari dita ditës mbahën aktivitete të rëndësishme për leximin, me qellim që të rinjët ta kuptojnë rëndësinë dhe vleren e tij.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /