FATURA MESATARE NË MUAJIN MARS ISHTE 34.76 EURO

Fatura mesatare e muajit mars për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 34,76 euro, njofton Elektroekonomia e Malit të Zi.

„Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Zhablak 16,93 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Tivat, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 44,49 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Kompania ka deklaruar se amvisëritë kanë konsumuar 126,22 milionë kilovat/orë (kWh) energji elektrike në muajin mars, që është 4,22 për qind më pak krahasuar me konsumin e arritur në shkurt, ose 0,98 për qind më pak krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

SHARE