Gjashtë persona vdiqën si rezultat i infektimit me virusin Covid-19 në Mal të Zi, dhe 533 raste të tjera pozitive u regjistruan në 24 orët e fundit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Ata theksuan se 3,883 mostra janë përpunuar për koronavirusin e ri. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,780. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 696 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 7,806. Në tabelën e publikuar në faqen e internetit të Institutit, rezulton se vendi me raste më së shumti aktive në Mal të Zi është Podgorica më 2,270, në Tuz janë 175 raste aktive.