Lumi B dhe Muma vijnë me këngën e re “Nale Nale”

Ashtu siç paralajmëruan, Lumi B dhe Muma, kanë prezantuar sot (e premte) këngën e re.

“Nale Nale” mban titullin projekti i dyshes së famshme, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga duket të jetë ritmike e verore që besohet se do të jetë e pëlqyer për sezonin e kësaj vere.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Lumi B dhe Muma, kurse për muzikën është kujdesur Cricket Music.Lexo po ashtu:Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoklipi i artistëve është xhiruar nga produksioni i njohur, Imagine Films.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Lumi B.

Të dy këngëtarët pëlqehen në masë të madhe për zhanrin e tyre, e për projektet paraprake që kanë sjell. /Telegrafi/

SHARE