SOT U BË INAUGURIMI I RRUGËS DINOSHË – PIKALË – LLOFKË

Sot u bë inaugurimi i rrugës Dinoshë – Pikalë – Llofkë.

Inaugurimi e bëri kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me nënkryetarin, Ivan Ivanaj dhe kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, e në prani të qytetarëve.

Në hapje, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ndër të tjera tha se ky projekt infrastrukturor jo vetëm që përmirëson ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone, por edhe i jep jetë dhe gjallëri zonës malore, duke e bërë kështu potencial turistik.

Ai gjithashtu falënderoi diasporën për kontributin e dhënë në ndërtimin e ujësjellësit si dhe dha lajmin që rruga nga Llofka deri në Selishtë do fillojë të punohet, ku komuna do bëjë asfaltimin kurse bashkatdhetari Mark Lulgjuraj do financojë zgjerimin e saj.

Kjo rrugë e cila u inaugurua sot me gjatësi 7 km ka vlerën 689.000,00.

SHARE