Nesër, në Kuvendin e Tuzit, me fillim në ora 11.00 do të mbahet seanca e XIII me rrallë.
Për këtë seancë janë propozuar 17 pika të rëndit të ditës:
- Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendim mbi vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të “Komunalno/Komunale” – Tuz;
- Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilave është Komuna e Tuzit;
- Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi plotësimin e Vendimit mbi kriteret e hollësishme për shfrytëzimin e mjeteve të buxhetit rezervë aktual dhe të përhershëm;
- Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi lartësinë, mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të anëtarësimit në Organizatën Turistike të Tuzit;
- Propozim Vendimi mbi miratimin e Llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Komunës së Tuzit për vitin 2019;
- Propozimin Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të buxhetit të Komunës së Tuzit për vitin 2020 të destinuara për bujqësi;
- Propozim Vendimi mbi qasjen e përpunimit të Planit lokal të mbrojtjes së mjedisit të Komunës së Tuzit 2020-2024;
- Propozim Vendimi për qasjen e punimit të planit të veprimit për administrimin e Monumentit të natyrës “Kanjoni i Cemit” për vitin 2020-2025;
- Propozimi i Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e pronës së Komunës së Tuzit për vitin 2019;
- Propozim Vendimi mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësim të plotë të patundshmërisë në KK Tuz për shkak të ndërtimit të rreth rrotullimit pranë Kishës katolike në Tuz, në pajtim me aktvendimin Gjeneral urbanistik të Tuzit;
- Propozim Vendimi për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme të karakterit montues në territorin e Komunës së Tuzit;
- Propozim Vendimi për miratimin e Planit të objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Tuzit;
- Propozim Vendimi mbi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të OJQ-ve në trupat punues;
- Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit në kontratën mbi financimin dhe menaxhimin e klubit të futbollit “Deçiq”;
- Propozim Vendimi mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të krijuara në Komunës e Tuzit për shkak të pandemisë COVID19;
- Raporti i punës së Kryetarit të Komunës së Tuzit në realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale për vitin 2019 së bashku me propozimin e Konkludimit mbi miratimin e të njëjtit;
- Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të Komunës së Tuzit për vitin 2020.
Seancën e nesërme me të gjitha këto pika të rëndit të ditës do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt përmes Televizionit Boin.