CAMAJ: ANGAZHIMI YNË I SINQERTË ËSHTË PËR TË MBLEDHUR SHQIPTARËT NË NJË LISTË TË VETME

Kryetari i LDSH-së dhe drejtuesi i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj, për Radio Televizionin e MZ, theksoi se Komuna e Tuzit është fryt i angazhimit të disa brezave, dhe se disa, përfshirë edhe atë, kanë investuar tërë jetën e tyre në angazhim për të arritur atë qëllim.

Ai tha se Forumi është formuar nga vullneti i lirë i dy partive – Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare, të cilave më vonë u’i bashkëngjit Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe theksoi se LDSH nuk është “elementi i tretë i Forumit”, por themeli i marrëveshjes.

“Në fund të fundit, fitorja në zgjedhje është rezultat i punës së sinqertë të këtij koalicioni, dhe jo përpjekjeve të partisë së Nimanbegut, e cila di forcën e të gjithëve, por duket se nuk e di vetën. Ne besojmë se Nimanbegu dhe aleatët e tij politik me të njëjtën mendim nuk munden të na mbajnë ligjërata për bashkëpunim,” deklaroi Camaj.

Siç deklaroi ai, qëndrimi i Nimanbegut dhe aleatëve të tij politikë ndaj LDSH-së, në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin, flet më së miri për atë bashkëpunim.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të na shërbejë si shembull ose mënyrë bashkëpunimi, as menaxhimi i Komunës së Ulqinit. Jemi të sigurt që edhe ju e dini se nuk mund të na shërbeni si shembull,” tha Camaj.

Sipas tij, Nimanbegu aktivitetet e Forumit Shqiptar në terren i paraqet si sjellje konkurruese.

Camaj kujtoi se Forumi Shqiptar është i pranishëm në të gjitha zonat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, dhe nuk është një parti lokale, e cila mund të kryejë të gjitha aktivitetet e saj brenda një nate.

“Kjo është arsyeja pse aktivitetet tona nuk janë konkurruese për askënd, por angazhimi ynë i sinqertë është për të mbledhur shqiptarët në një listë të vetme, në mënyrë që të përcjellim historinë e suksesshme të Tuzit edhe në nivelin shtetëror,” thekson Camaj.

Siç deklaroi ai, intervista e Nimanbegut në asnjë mënyrë nuk mund të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit midis subjekteve politike.

“As shembulli juaj në Ulqin, por prandaj mund të ndikojë për të forcuar pozicionin e atyre që kanë dëshmuar me veprat e tyre se si ushqehet bashkëpunimi,” tha Camaj.

Ai tha se “Shqiptarët e Vendosur” ishin koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e mëparshme parlamentare nga 2016-2020.

“Nimanbegu e di shumë mirë se koalicioni i vetëm shqiptar që është nënshkruar deri më tani për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është Forumi Shqiptar, e cila, shpresojmë, se do të mbetet epiqendra e grumbullimit të shqiptarëve, pavarësisht se nuk është e lehtë për ne të bashkohemi me humbësit,” përfundoi Camaj.

SHARE