GJUKANOVIQ UROI MICHEL PËR DITËN E EVROPËS

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në emër të qytetarëve të Malit të Zi dhe në emrin të tij personal, i dërgoi një letër me urimet më të ngrohta Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës, me urimet më të mira për përparim të mëtejshëm dhe prosperitet.

Në letër, Gjukanoviq shprehet se ne po festojmë festën e këtij viti në kushtet e krizës më të rëndë globale shëndetësore në histori.

“Solidariteti në veprim dhe bashkëpunim si themeli i unitetit evropian nuk kanë pasur kurrë një vlerë më të fortë dhe ishin më të domosdoshme se sot, 75 vjet nga fitorja e madhe e Aleatëve ndaj fashizmit dhe 70 vjet pas miratimit të Deklaratës së Schuman, e cila shënoi hapin e parë drejt realizimit të bashkimit Evropian, forcës mëtë madhe e të cilit është uniteti i saj; Një Evropë që ushqen dhe feston një trashëgimi të përbashkët, diversitet, solidaritet dhe bashkësi; Një Evropë që është krenare për lirinë dhe demokracinë e saj; që përfaqëson dhe mbron interesat evropiane dhe interesat e të gjithë popujve të saj; dhe i cili është një udhëheqës global – ata janë qëllimi ynë i përbashkët dhe garancia e vetme e një të ardhme të sigurt për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm “, thuhet në letër.

SHARE