Investimet në sistemin shëndetësor shënuan vitin që lam pas, tha kryeministri Dritan Abazoviq.
“Ne jemi krenarë për atë që kemi bërë! Përveç tri klinikave për të cilat kemi vënë gurthemelin, janë hapur edhe gjashtë njësi të reja, të rinovuara dhe të pajisura në mënyrë moderne, në Podgoricë, Plavë, Guci, Ulqin, Cetinë dhe Tuz”, ka shkruar Abazoviq në një postim në Twitter.
Ai thekson se është duke u përgatitur për renovimin dhe pajisjen e njësive në Budva, Tivar, Beranë, Bijello Pole dhe Nikshiq.
“Rezultatet që janë të dukshme dhe nuk mund të kontestohen”, ka vlerësuar ai.