COVID19 NË MAL TË ZI: 58 RASTE TË REJA, PA VIKTIMA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi asnjë person nuk ka vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 58 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri me koronavirus përfunduan analizën dje (e enjte, 7 prill 2022) dhe ISHP dorëzoi rezultatet për 904 mostra për koronavirusin e ri. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 72 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 528.

SHARE