POPOVIQ: DO TË KETË DISA KANDIDATË PRESIDENCIALË TË OPOZITËS, KRYESISHT LIDERË PARTISH

Opozita ndoshta nuk do të ketë një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, tha lideri i Partisë Liberale (PL) Andrija Popoviq.  Ai ka deklaruar se ndoshta do të ketë më shumë dhe se do të jenë kryetarë partish. Ai këtë e tha pas takimit të opozitës lidhur me marrëveshjen për kandidatin e përbashkët për president, i cili u mbajt në ndërtesën e Kryesisë në Podgoricë. Popoviq tha se një nga seritë e takimeve është mbajtur sot dhe se ato do të vazhdojnë për disa ditë. “Kemi konstatuar se ndoshta nuk do të kemi një kandidat të përbashkët. Do të ketë më shumë prej tyre, kryesisht liderë. Sa kandidatë do të ketë do të dihet javën e ardhshme”, tha Popoviq. Ai deklaroi se nuk është më në qarkullim ideja që kandidati i opozitës për president të jetë një person jopartiak. Ai tha se në këtë takim kanë marrë pjesë kryesisht përfaqësues të të gjitha partive. 

SHARE