VAZHDOJNË BISEDIMET PËR RINGJALLJE TË MARRËVESHJES BËRTHAMORE

Bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore, kanë rinisur sot në Vjenë, në kohën e paralajmërimeve nga Teherani se heqja e sanksioneve amerikane përbën “linjë të kuqe” për të zbatuar paktin sërish. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja mund të arrihet me Iranin, mirëpo ajo duhet të arrihet me urgjencë, pasi Teherani është duke avancuar ndërkohë kapacitetet atomike. “Është në horizont një marrëveshje që adreson shqetësimet e të gjitha palëve, mirëpo nëse ajo nuk arrihet brenda javësh, avancimi bërthamor i Iranit, do ta bëjë kthimin të pamundur për ne”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit. Rikthimi i negociatave, të cilat janë ndalur më 28 janar, duke iu mundësuar diplomatëve kthimin në shtëpi për konsultime, është bërë i ditur nga Bashkimin Evropian.

SHARE