SLLOVAKIA DHURON MALIT TË ZI 15.200 TESTE PCR

Ministri i Jashtëm Sllovak Ivan Korçok do të vizitojë Malin e Zi nesër dhe do t’i dorëzojë vendit tonë 15,200 teste PCR, të zhvilluara nga shkencëtarë Sllovakë. Siç është njoftuar nga Qeveria, Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq do të presin nesër Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Sllovake Ivan Korçok. Deputeti sllovak Vlladimir Bilçik, i cili punoi për këtë ofrim me diplomaci në Bratislavë, thotë se Sllovakia është një partner strategjik i Ballkanit Perëndimor dhe se ai dëshiron të mbështesë partnerët në rajon në këto kohë të vështira. Testet PCR, së bashku me pajisjet e tjera mbrojtëse, janë pjesë e një pakete humanitare të dhuruar nga qeveria Sllovake. Mali i Zi do të marrë 15.200 teste nesër, ndërsa e njëjta sasi testesh do t’i dorëzohet Serbisë sot. Deputeti Sllovak gjithashtu theksoi se testet e PCR tregojnë solidaritet evropian dhe shprehu mirënjohje të veçantë për diplomacinë sllovake për bashkëpunimin e tyre dhe Ministrin Korçok për dorëzimin e tyre në rajon.

SHARE