GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT, NUMRI MË I MADH I VIZITAVE ËSHTË REGJISTRUAR NË BUDVA, HERCEG NOVI DHE TIVAT

Sipas analizave të fundit nga 4 janari, aktualisht në Mal të Zi qëndrojnë rreth 17.300 mysafirë, që është 92% më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe 38% më shumë në krahasim me vitin 2019, tha këshilltari i drejtoreshës të Organizatës Kombëtare e Turizmit të Malit të Zi, Amel Dedeiq.

“Sipas të dhënave të organizatave vendore turistike, aktualisht në hotele po qëndrojnë rreth 4700 mysafirë,” tha Dedeiq në TVMZ. 

Sa i përket strukturës së turistëve, ai thotë se përqindja më e madhe është nga tregjet e Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës dhe sigurisht Gjermanisë, Turqisë, Austrisë dhe Rusisë. 

“Ne jemi gjithmonë duke pritur për ato të dhëna nga Monstat, të cilat janë më të sakta, por ato sigurisht që përmbledhin rezultatet, pas festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, do të kemi të paktën përafërsisht, shpresoj, gjatë muajit janar, për të parë si ka lëvizur në raport me një vit më parë”, theksoi ai.

Dedeiq theksoi se meqenëse kishte disa programe rreth bregdetit tonë, vizita ishte jashtëzakonisht e mirë.

“Pas festës të Vitit të Ri kemi bërë një anketë me organizata turistike vendore për të parë sa të kënaqur janë me vizitën dhe diku rreth 70% kanë thënë se vizita ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, theksoi ai. 

Numri më i madh i vizitave është regjistruar në Budva, Herceg Novi dhe Tivat.

SHARE