Ekonomia malazeze vitin e kaluar u karakterizua nga një rritje e prodhimit të brendshëm bruto të (PBB), punësimit dhe pagave, nga të cilat më tej siguruan procesin e reformave strukturore, nxitën investimet private dhe eksportet,vlerësoi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së MZ, Vlastimir Golluboviq.
“Ekonomia e Malit të Zi vitin e kaluar u karakterizua nga rritja e PBB-së, punësimi, vëllimi i shërbimeve, veçanërisht në turizëm, në ndërtimtari dhe shitje me pakicë, pastaj nga investimet e huaja direkte, por edhe papunësia e lartë dhe deficiti i tregtisë së jashtme të mallrave”, deklaroi Goluboviq në një intervistë për Mina -Biznes.
Ai vlerësoi se konsolidimi fiskal i cili ka filluar në vitin 2017, ka dhënë rezultate pozitive sa i përket rritjes së të ardhurave fillestare të buxhetit, uljes së shpenzimeve për përfitimet sociale dhe ngadalësimit të rritjes së fondit të pagave në sektorin publik.
“Rreziqet që mund të ndikojnë negativisht në rritjen në vitet e ardhshme janë ngadalësimi i rritjes në Bashkimin Evropian, shtrëngimi i mundshëm i kushteve të financimit, situata rajonale politike, ngadalësimi i ciklit të investimeve përtej dinamikës së planifikuar, fatkeqësitë e mundshme të motit të cilat do të do të ndikonin në turizëm, dhe energji “, tha Golluboviq.
Sipas tij, mundësia e shtrëngimit të kushteve financiare në tregun ndërkombëtar kërkon ndërmarrjen e masave për të reduktuar borxhin publik .