Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq tha se tani për tani ka një atmosferë pozitive në mbledhjet e shumicës së vjetër parlamentare, por se nuk ka kohë të mendoj për formimin e Qeverisë së ardhshme. “Nuk do të paragjykoja asgjë, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Të gjithë mendojmë se atmosfera është dukshëm më e mirë. Ka subjekte të tjera që përpiqen të mos i minojnë të gjitha përpjekjet për marrëveshje, por t’i sjellin ato në një nivel të caktuar që sjell një atmosferë negative,” tha Abazoviq. Ai shtoi se e di vetëm se Qeveria e 43-të do të punojë me kapacitet të plotë gjatë mandatit teknik. “Nuk kam kohë të mendoj për këtë. Ne i zgjidhim problemet që qytetarët as nuk i dinë. Ne japim dy milionë euro në ditë për importin e energjisë elektrike. BE-ja do t’i ndihmojë anëtarët e saj, ne, si në rastin e virusit korona, do të bëjmë të njëjtën gjë”, tha ai. Kolegët në parlament duhet t’i përkushtohen marrëveshjes, por edhe krijimit të kushteve për të shkuar në zgjedhje, shton kryeministri. Ai tha se grupimin e opozitës e mbështet. Sa i përket ribalancimit të buxhetit, ai tha se do të kërkojë mbajtjen e seancës së re të Kuvendit më 28 shtator dhe se Qeveria do ta diskutojë në seancë të veçantë më 13 shtator. “Unë personalisht pres mbështetje që ne t’i servojmë obligimet tona. Ata që nuk duan të mbështesin, atëherë egzistojnëdilema. Do t’u sqarohet qartë qytetarëve”, theksoi ai dhe shtoi se të gjithë mbajnë përgjegjësi. Kur është fjala për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq, ka thënë se nuk do të lejojë shantazhe. “Unë nuk shoh ndonjë arsye që kryetarja e Kuvendit të japë dorëheqje dhe të fitojmë në kryetar të ri. Nëse është objekt i ndonjë marrëveshjeje, atëherë po. Mendoj se vetë kryetarja Gjuroviq e ka thënë këtë. Ata që e shantazhojnë kanë mundësi të vazhdojnë seancën me PDS-në dhe t’i votojnë për shkarkimin e kryetarës së Kuvendit”, tha ai. Ai tha se beson se struktura të caktuara kanë pasur një marrëveshje me PDS-në që nuk kanë mundur ta përmbushin deri në fund për shkak të opinionitapo diçkaje tjetër. “Unë mendoj se ata e kishin atë dhe tani ata po kërkojnë një zgjedhje për të bërë disi atë që u premtuan. Për t’u bërë nder për atë që premtuan. Nëse ka marrëveshje që të kemi kryetarë të rinj të Kuvendit dhe të Qeverisë, atëherë mirë. Kryetarja Gjuroviq le të caktojë një seancë për 28 shtator dhe le të vazhdojmë, të shkojmë në parlament”, tha Abazoviq.