TË MIRAT DETARE: APLIKACIONI I RI PËR PLAZHET E MALIT TË ZI

Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi publikoi aplikacionin e ri mobil “Montenegro Beaches”, ndërsa të gjithë dashamirët e detit dhe diellit vetëm me një klik mund të mbërrijnë deri tek plazhet e preferuara.

Aplikacioni është para së gjithash i dedikuar për turistët, vizitorët e Bregdetit Malazez, në mënyrë që ta zgjedhin më lehtë plazhin e dëshiruar, por edhe për vendasit të cilët dëshirojnë më mirë ta njoftojnë bregdetin tonë.

Përveç të gjitha plazheve, të publikuara janë edhe të gjithë informatat e përditësuara për cilësinë e ujit të detit dhe objektet turistike dhe hotelierike në bregdet.

Me këtë aplikacion mund të bëhet rezervimi i shazlonëve dhe vendeve në lokalet e plazhit.

Aplikacioni “Montenegro Beaches” mund të shkarkohet në Play Store dhe Apple Story.

SHARE