MESAZH NGA PROTESTA: TË GJITHË ANËTARËT E KËSHILLIT TË JAPIN DORËHEQJE

Sot, në prag të seancës së Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi,  në të cilën ishte në rend të ditës shqyrtimi për shkarkimin e drejtoreshës së përgjithshme të RTMZ-së, u mbajt tubim protestues, në platonë përballë servisit publik në Podgoricë.

Pushteti dëshiron të sjellë RTMZ nën kontrollin e saj, theksuan organizatorët e protestës nën sloganin “Servis Publik i pavarur dhe pikë”.

Ata thanë se nuk po mbrojnë drejtoreshën e përgjithshëm Andrijana Kadija, por principin e pavarësisë së servisit Publik dhe i bënë thirrje anëtarëve të Këshillit të RTMZ, të japin dorëheqje.

Dragolub Vukoviq nga Qendra e Medias, tha se qëllimi i pushtetit është rivendosja e RTMZ, nën kontrollin e saj.

“Ata që nuk ishin nën kontrollin e pushtetit u dëbuan nga Këshilli. Ne nuk e mbrojmë Kadinë dhe Miqunoviqin por pavarësinë e servisit Publik dhe të drejtën e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin”, tha Vukoviq.

Ndërsa, drejtoresha e përgjithshme e “Mans”, Vanja Qaloviq-Markoviq, vlerësoi se  si pushteti po robëron institucionet dhe dëshiron që i gjithë sistemi të punoj vetem për interesat e tyre private.

“Ata duan që RTMZ,  të jetë nën kontrollin e tyre, tani të gjithë e dinë se cila makina është”, tha ajo.

Kurse Sllavica Strikoviq nga akcioni i Grave tha se ndërrimet ishin iniciuar kur çdo i dyti qytetar i shihte ndryshimet në punën e RTMZ.

SHARE