NGA MESNATA SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE NË MAL TË ZI

Foto: Reuters

Nga 21 korriku hyjnë në fuqi çmimet e reja maksimale të derivateve të naftës në Mal të Zi, me rritje për të gjitha llojet e karburanteve.

Rritjen më të madhe e shënon Eurodizeli, i cili shtrenjtohet me 14 cent dhe do të kushtojë 1.81 euro për litër.

Eurosuper 98 do të shitet me 1.75 euro për litër (7 cent më shumë), ndërsa Eurosuper 95 me 1.72 euro (8 cent më shumë).

Po ashtu, vaji për ngrohje shtrenjtohet me 12 cent dhe do të kushtojë 1.70 euro për litër.

Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se çmimet janë llogaritur sipas rregullores në fuqi, ndërsa përllogaritja e ardhshme do të bëhet më 27 korrik, me çmimet e reja që, nëse ndryshojnë, do të hyjnë në fuqi më 28 korrik.

SHARE