SHËNOHET DITA E INTERNETIT TË SIGURT

Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Mtel Digital Factory, shënoi Ditën e Internetit të Sigurt, e cila festohet në mbarë botën në 20 vitet e fundit me qëllim promovimin e përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit dhe teknologjive moderne në mbarë botën. “Më vjen mirë që pikërisht në Ditën e Internetit të Sigurt, kemi mundësinë të fillojmë trajnimin me temën e internetit të sigurt, pikërisht këtu, në Akademinë Digjitale, të cilën e kemi formuar për të përmirësuar aftësitë e IT-së të të gjithë qytetarëve”, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. “Dëshiroj që pjesëmarrësit të zotërojnë me sukses përmbajtjet e ofruara dhe them se shërbimi elektronik i besueshëm nuk është më ide, por domosdoshmëri, pa të cilën nuk mund ta organizojmë jetën dhe punën tonë në mënyrë cilësore. Kjo është një nevojë e përbashkët e të gjithë neve, pavarësisht moshës, profesionit dhe interesave”, tha ministri Dukaj. Ai ftoi qytetarët që të ndjekin aktivitetet e Akademisë Digjitale.

Shefi i Drejtorisë për Siguri të Informacionit, Dushan Krkotiq, mbajti një ligjëratë me temë: “Siguria kibernetike” – kultura e sigurisë dhe mbrojtja e të dhënave, ku morën pjesë qytetarë të regjistruar me ftesë publike në kuadër të projektit të Akademisë Digjitale. Qëllimi i ligjëratës është që qytetarët të përmirësojnë njohuritë e tyre për kulturën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave dhe të njohin bazat teknike të viruseve kompjuterike me aplikimin e softuerit për mbrojtjen e pajisjeve nga sulmet keqdashëse.

SHARE