ZËVENDËSKRYEMINISTRI GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E KOSOVËS NË MAL TË ZI, ARIANA ZHERKA HOXHA

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka takuar sot ambasadoren e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.

Ambasadorja e uroi zëvendëskryeministrin Gjeloshaj për emërimin e tij dhe i uroi suksese në realizimin e projekteve të planifikuara. Gjeloshaj e njohu ambasadoren e Kosovës me prioritetet e Qeverisë së 44-të dhe tha se Mali i Zi mbetet i përkushtuar në rrugën dhe vlerat euroatlantike.

“Mali i Zi është partner dhe mik i Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe rrugën tonë të përbashkët euroatlantike”, tha zëvendëskryeministri Gjeloshaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi, turizëm dhe infrastrukturë.

Po ashtu, u diskutua për mundësitë e shkëmbimit të përvojave në integrimet evropiane, si dhe për realizimin e projekteve për zhvillim më të fuqishëm ekonomik.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës dhe ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

SHARE